Një përmbledhje me 100 fjalëkryqe, me tematikë historinë shqiptare, kushtuar atyre që meritojnë nderimin dhe kujtimin prej çdo brezi, për kontributin e dhënë në ruajtjen e gjuhës, zhvillimin e kombit dhe krijimin e shtetit tonë. Për kryengritjet, burgjet, luftërat, çlirimin, gjuhën, letërsinë, shkollat, besimin etj.Por kush janë ata?Pikërisht ky është qëllimi i fjalëkryqit. Detyrë e juaja t'i zbuloni gjatë plotësimit.Në këtë përmbledhje janë përzgjedhur 100 figura nga periudha të ndryshme të historisë shqiptare, kjo si rrumbullakim, ndonëse përfshirja e të gjithëve do të çonte në një numër shumë më të madh. Në këtë përmbledhje gjithashtu, qëllimi nuk ishte as të bëhej përzgjedhja e 100-shes së parë - kjo është e pamundur të përcaktohet - por të përfshiheshin disa periudha më të bujshme të historisë sonë, për të realizuar një kuiz të testimit të njohurive mbi historinë shqiptare në përgjithësi.Fjalëkryqi determinohet në tre qëllime kryesore: Argëtimi, testimi dhe mësimi.
| Author: Arb?Resh Dalipi |
| Publisher: Lulu.Com |
| Publication Date: Jan 17, 2019 |
| Number of Pages: 110 pages |
| Language: Albanian |
| Binding: Paperback |
| ISBN-10: 0359366252 |
| ISBN-13: 9780359366255 |